
Shqipëria
Si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë Veriperëndimore, territori shqiptar, do të jetë në ndikimin e motit të lagësht dhe të freskët.
Për pasojë vranësirat do të jene dominante deri pas-mesdite kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin.
Në zonat veriore dhe veriperëndimore priten shira me intensitet të lartë.
Parashikohet që shirat me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë të mbeten prezent edhe gjatë orëve të pasdites.
Pritet dobësim i përkohëshëm i intensittit të shirave vetëm në orët e vona të natës.
Problematike gjithashtu, paraqiten stuhitë e forta të erës në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës; orët e para të mëngjesit do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin e vendit.
Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën.
Mbeten prezente reshjet e shiut problematike gjatë mbrëmjes dhe natës në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë mjaft probleme ku më të dendura shirat paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore.
Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 21°C.
Era do ë fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.