Transmetuar më 02-11-2023, 22:55

Xhengo sipas KPA do të pezullohet me një vit dhe më pas është i detyruar të ndjek programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

TIRANË-Julian Xhengo, Prokuorori i Tiranës i cili u shkarkua në vitin 2022 nga KPK është njohur sot me një vendim nga Kolegji i Posacëm i Apelimit që shkon në favor të tij. Xhengo sipas KPA do të pezullohet me një vit dhe më pas është i detyruar të ndjek programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Prokurori i Tiranës, Julian Xhengo u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 14 shtator 2022 pasi u konkludua i papërshtatshëm për profesionalizmin, ndërsa gjetjet në kriterin pasuror dhe atë të pastërtisë së figurës u konsideruan në vlerësimin tërësor në kuadër të cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Xhengo i kundërshtoi barrat e provës në të tre kriteret e rivlerësimit, por pa mundur t’i përmbysë një pjesë të tyre që sollën dhe penalizimin e tij.

VENDIMI I KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2022, datë 05.12.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 560, datë 14.09.2022

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin Ë, pika 1, të Aneksit të Kushtetutës, nenin 44, shkronja “b” dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 560, datë 14.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo.

Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës. 3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.11.2023.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd