Transmetuar më 02-11-2023, 18:20

Olta Gixhari është munduar ta mbajë larg publikut partnerin e saj.
Mbrëmjen e kaluar, Olta ka vendosur të ndaje me ndjekësit e saj në Instagram, disa momente intime, duke publikuar një video, ku shihet të dy në makinë.
Në videon e publikuar, aktorja shihet teksa ka shtrënguar dorën e bashkëshortit të saj, ndërkohë që në sfond dëgjohet muzikë romantike.
Këtë postim, protagonistja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.
Para këtij postimi, Gixhari ka treguar se ka qënë e pranishme në koncertin e Elsa Lilës, që mesa duket ka qënë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.