Transmetuar më 02-11-2023, 18:07

Një 84 vjeçar është sulmuar në rrugë nga dy qen pitbull në Durrës.
I moshuari ka përfunduar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore, pasi ka pësuar dëmtime nga kafshimi i qenve.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në lagjen nr.13.
Shërbimet e policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve të cilët janë përgjegjës për qentë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





