Të gjithëve iu ka ndodhur të kenë kontakte me adresa fallco ose persona pa identitet në rrjetet sociale të cilët tentojnë të vjedhin të dhënat apo faqet personale.
E kjo iu ndodh më së shumti VIP-ave me siguri, pasi janë shënjestër kryesore e sulmeve të hakerave të cilët tentojnë t’iu vjedhin të dhënat dhe pse jo të shantazhojnë.
Kompania e sigurisë kompjuterike McAfee, çdo vit, publikon renditjen e 10 personave të famshëmve që sulmohen nga hakerat në mbarë botën me qëllim manipulimin e të dhënave të tyre. Emrat e këtyre të famshmeve përdoren për klikime që të çojnë më pas në adresa ku mund të vidhen të dhënat dhe të merren informacionet e përdoruesve.
Edhe pse këtë liste pritej ta kryesonte miliarderi Elon Musk nuk duket se ka ndodhur kështu.
Kryesimin e mban ylli i filmit që bëri bujë kudo në botë, Ryan Gosling i cili luajti në filmin Barbie si dhe emra të tjerë të këtij filmi.
Gosling e gjen veten në pozitën kryesore si joshja e preferuar e hakerave, falë filmit të suksesshëm, Barbie.
Lista e top dhjetëshes, e cila përfshin një kombinim të talenteve të vjetra dhe emrave të njohur së fundmi, është si më poshtë:
Ryan Gosling, aktori i vlerësuar nga kritika dhe ylli i filmit hit të kësaj vere, Barbie
2. Emily Blunt, aktorja e vlerësuar nga kritikët dhe ylli i filmit hit të kësaj vere, Oppenheimer
3. Jennifer Lopez, ikonë e kulturës pop, këngëtare, aktore dhe producente
4. Zendaya, aktore dhe këngëtare
5. Kevin Costner, aktor dhe regjisor dhe ylli i serialit hit, Yelloëstone
6. Elon Musk, manjati i biznesit dhe sipërmarrësi i teknologjisë
7. Al Roker, njeriu i motit, autor dhe gazetar
8. Margot Robbie, aktore dhe ylli i filmit hit të kësaj vere, Barbie
9. Bad Bunny, këngëtari spanjoll që u emërua si artisti më i transmetuar i vitit nga Spotify
10. America Ferrera, aktore e vlerësuar nga kritika dhe ylli i njohur mbështetës i filmit hit të kësaj vere, Barbie
“Për të mbrojtur sigurinë e përdoruesve të internetit dhe për të mbrojtur privatësinë dhe identitetin e tyre, konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mendojnë me kujdes përpara se të klikojnë në ndonjë lidhje ose përmbajtje që përfshin të famshëm.” tha Steve Grobman, nënkryetar dhe shef i teknologjisë në McAfee.
Gjithashtu raporti i kompanisë prestigjoze të sigurisë kompjuterike ofron disa këshilla se si të ruhemi nga këto faqe me qëllime dashakeqëse.
Kryesorja është që të verifikoni burimet e lajmeve, videove dhe përmbajtjeve në lidhje me të famshmit, duke kontrolluar nëse ato vijnë nga faqe të besueshme dhe zyrtare.
Gjithashtu në pajisjen tuaj duhet të përdorni softuer antivirus të përditësuar dhe të sigurt, i cili mund të zbulojë dhe bllokojë çdo kërcënim kibernetik.
Së fundi dhe jo më pak e rëndësishme është që të shmangni publikimin e informacionit personal ose financiar në internet, veçanërisht nëse kërkohet nga llogari të dyshimta ose të rreme që paraqiten si të famshëm. Duke ndjekur këto hapa të thjeshtë, mund të lundroni në ueb me qetësi më të madhe.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd