Transmetuar më 02-11-2023, 12:27

Për këdo që viziton Napolin, tashmë është i domosdoshëm kalimi nga "Largo Maradona", i cili është kthyer në një lloj vendi adhurimi sportiv. Aty, çdo ditë shkojnë mijëra njerëz për të kujtuar "El Pibe de Oro" dhe parë nga afër muralin kushtuar legjendës argjentinase të futbollit.

Me një postim në faqen e rrjeteve sociale të Diegos, të ndjekur nga 12 milionë njerëz, fëmijët e tij njoftuan: "Fillimi i projektit ‘Memorial’, ku babai ynë do të gjejë prehje të përjetshme pranë dashurisë së popullit argjentinas. Memorial M10 do të vendoset në Explanada del Bajo, qytet i Buenos Aires, dhe ndërtimi i tij do të përfundojë në vitin 2025”.

Po për çfarë bëhet fjalë? Çfarë është Memoriali M10? Për një rrokaqiell të ardhshëm, kushtuar atij, i plotësuar me foto dhe numrin 10 të bërë me drita. Familja sqaron më tej: "Për të nderuar trashëgiminë e tij dhe për të kryer vullnetin e tij, si familje kemi nënshkruar dokumentet e nevojshme dhe kemi dhënë kontributin tonë për të filluar këtë fazë të re.

Falenderojmë qeverinë kombëtare, qeverinë e qytetit dhe ‘Corporación Puerto Madero’ për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre. Në çdo mural, tatuazh, këngë dhe nderim, babai ynë është i pranishëm. Faleminderit komunitetit për dashurinë, si gjithmonë".

Napoli dhe Argjentina, lidhja vazhdon, e pazgjidhshme, me kujtimin e Maradonës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd