Transmetuar më 02-11-2023, 11:21

Debatet, zhurma, kaosi dhe tymi përfshinë sot Kuvendin.
Në një moment deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji hodhi karrige dhe tymuese drejt ministrave.
Ministrja Kumbaro u tremb ndërkohë që një gardist përpiqet të kapë tymuesen e cila është hedhur drejt ministrave.
Në këtë situatë, deputetët e maxhorancës kanë votuar ligjet dhe seanca u mbyll.
Lideri demokrat, Sali Berisha, ka paralajmëruar se ‘ky është vetëm fillimi’.