
Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas kaosit të krijuar ditën e sotme në seancën parlamentare.
Berisha deklaroi se protestat e opozitës do vazhdojnë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa ngriti akuza ndaj kryeminsitrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshmë, Taulant Balla. Berisha e cilësoi një turp faktin që socialistët votuan sot mes kaosit 21 projektligje.
“Një protestë të përkohshme me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne ‘de facto’ jemi opzoita e të drejtave të mohuara si kurrë në vite. Edi Rama ka mohuar kërkesën e drejtë të firmosur nga 35 deputetë. Kjo kërkesë është e drejtë nga Kushtetuta, që thotë se duhet të ngrihen Komisionet sapo të mblidhen 35 firma, ose ¼ e firmave të Kuvendit. Anëtari i familjes së tij, thjeshtra, e cila në çdo kohë është anëtar familjeje, vazhdon për 7 vite të marrë tendera nga sektori publik dhe të pasurohet.
Kjo që bëmë sot ishte greve, ne shpallëm një grevë sa të vazhdonte turpi brenda Kuvendit. Ne kemi punë me Edi Ramën, Taulant Ballën jo me deputetët. Balla është kriminel më i poshtër se Bare. Ne nuk heqim dorë, këta e kanë gabim. Ne kemi të drejtën e ngritjes së Komisionet Hetimore, të drejtën e nismës sonë ligjvënëse. Ne kërkojmë që përfaqësuesit tanë në Komisone e kudo, t’i përcaktojë Grupi Parlamentar e jo Edi Rama. Këto janë kërkesa legjitime.
Ju e patë si i miratoi sot ato ligje. Ai ishte turp, vetëm ata e bëjnë këtë turp. Ne u kërkojmë qytetarëve të gjykojnë mbi opinionet për ligjet që sjell opozita. Nuk ka një vendim për mbajtjen e grevës së urisë, por po diksutohet dhe ne kemi vendosur të bëjmë çdo sakrificë.”- tha Berisha.