Transmetuar më 02-11-2023, 08:53

Qëllimi politik final i vendit fqinj është se kur do t’i duhet vota e Shqipërisë do të kërkojë një asociacion të bashkive dy gjuhëshe

Studiuesi Ardit Bido i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel zbuloi skenarin e Greqisë për situatën në jug të vendit tonë.

Ai u shpreh se qëllimi politik final i vendit fqinj është se kur do t’i duhet vota e Shqipërisë do të kërkojë një asociacion të bashkive dy gjuhëshe.

Bido: Në Himarë këto fiset që identifikohen si greke dhe unë nuk kam asnjë problem me ata njerëz. Unë isha në Himarë me ata njerëz, të njëjtën gjë thanë, që Vunoi, Piluri, Qeparo janë shqiptarë, ato njerëz përbëjnë 14.5% të bashkisë nuk shkon më tej kjo shifër. Kur dëgjon nga analistët politikë që më shumë se gjysma janë grekë, është problem i nacionalizmit. Qëllimi i drejtpërdrejtë në ligjin për pakicat është që nëse kalojnë 20% do të kesh tabela dygjuhëshe në Llogara dhe Qafëbotë, shkolla dy gjuhëshe në Llogara dhe Qafëbotë, ngritja e flamurit grek si e drejtë e pakicës në Konispol dhe Himarë dhe bërja e gjuhës greke gjuhë të dytë zyrtare në të gjithë pellgun. Por nuk është ky qëllimi politik final, qëllimi është një qëllim legjitim i shtetit grek. Qëllimi është që kur t’i duhet vota e Shqipërisë thotë po të kërkoj një asociacion të bashkive dy gjuhëshe që nuk është vetëm Finiqi dhe Dropulli, por shkon çik më tej. Problemi më i madh është që kur shkova në Himarë, këta nacionalistë politikë kishin deformuar fjalët e mia./TCh

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd