Transmetuar më 01-11-2023, 23:21

Në Shqipëri, Halloween festohet shumë vitet e fundit.

Por pastori, Paulin Vilajeti është kundër kësaj feste pasi sipas tij në këtë ditë festohet vdekja.

Gjatë një interviste televizive, ai tha se ndien dhimbje që në Halloween festohet vdekja, pasi sipas tij ata që nuk janë më pjesë e kësaj bote duhet thjesht të përkujtohen, por jo të festohet.

Ai tha se shumica e festave që kanë në thelb besimin janë kthyer në festa pagane e komerciale për shkak të interesit të bizneseve.

Unë mendoj personalisht që nuk duhet ta festojmë këtë ditë. Pra në qoftë se është dita për të përkujtuar të vdekurit, ata që kanë kaluar nga kjo botë në botën tjetër, ne duhet t’i përkujtojmë, por s’ka vend për festë. Unë mendoj që nuk duhet të festohet vdekja, as me kostume ëngjëjsh, as me kostume ministrash apo kryeministrash, apo nuk e di çfarë. Ne nuk duhet të festojmë, ne duhet thjesht të përkujtojmë. Dhe ajo që ndiej dhimbje, është se shumica e festave, që në fakt në thelb kanë besimin, sot janë kthyer për shkak të biznesit, në festa komerciale që nuk kanë lidhje me atë që janë krijuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd