Transmetuar më 02-11-2023, 08:00

Lautaro Martinez u rendit i 20-ti në garën për "Topin e Artë" 2023. Ai ndoshta meritonte diçka më shumë, duke pasur parasysh paraqitjen e shkëlqyer mes klubit dhe kombëtares, por do të ketë kohë për t’u përmirësuar më tej.

"Toro" ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për bashkatdhetarin e tij Leo Messi, i cili nuk ishte i vetmi që tërhoqi vëmendjen.

Agustina Gandolfo, gruaja e kapitenit të Interit është shfaqur më transparente se kurrë, duke i lënë të gjithë pa fjalë. Këtë e konfirmojnë edhe fotot e postuara në profilet e saj sociale.

Ndërkohë, Interi po mendon për rinovimin e Lautaro Martinez dhe në javët e ardhshme do të fillojnë zyrtarisht negociatat për zgjatjen e marrëveshjes, që skadon më 30 qershor 2026. Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport”, agjenti i argjentinasit do të mbërrijë në Itali deri në fund të nëntorit dhe direkt do të flasë me klubin zikaltër për detajet e kontratës së re.

Ai i numrit 10, së bashku me atë të Nicolò Barella, janë dy rinovimet më të rëndësishme që do të bëhen tek Interi brenda këtij viti. Objektivi është mbyllja sa më parë e marrëveshjes së re si me sulmuesin, ashtu edhe me mesfushorin.

Paralelisht, rinovime të tjera janë në rendin e ditës. Marotta nuk e ka fshehur asnjëherë se të gjithë lojtarët e Interit kanë prioritet të vazhdojnë me fanellën zikaltër. Në këtë kuptim janë planifikuar edhe rinovime të tjera, si Federico Dimarco, Henrick Mkhitaryan dhe Denze Dumfries.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd