
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje në biznese dhe një banesë gjatë muajt të kaluar.
Siç njoftojnë blutë e qytetit të Fierit, operacioni “Trekëndëshi” dërgoi në pranga M. K., 20 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, i cili në momentin e arrestimit kishte me vete, një sasi lënde narkotike kokainë. Në pranga ra G. V., 19 vjeç, banues në Vlorë si dhe një 16-vjeçar, banues në Vlorë.
Gjatë operaciunut u sekuestruan para dhe sende të vjedhura, një automjet i marrë me qira nga autorët për të shkuar në vendet ku vidhnin, si dhe një sasi lënde narkotike kokainë.
Policia njoftoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 12.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë, në një servis për këto pajisje, në Ballsh ndërsa një ditë më pas, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. Y., në fshatin Varibob.
Gjithashtu, më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në Ballsh ndërsa më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa kamera sigurie, në një biznes në fshatin Cakran.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





