
Lidhur me ngjarjen e konfrontimit fizik e ndodhur në parlament, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk e ka toleruar xhestin e deputetit Bledjon Nallbati duke e kallëzuar penalisht.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i grupit socialist, Bledi Çuçi ka njoftuar se PS ka firmosur kallëzim pernal për deputetin demokrat për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.
“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.
Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament”, njofton Çuçi.
Kujtojmë që përplasja fizike ka ndodhur të hënën gjatë seancës plenare ku deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është përjashtuar nga seanca pasi u përplas fizikisht dhe tentoi të godasë me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina në Kuvend.