
Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini kanë vendosur të hedhin hapin e madh. Të dy janë të fejuar prej 5 vitesh, ndërsa argjentinasi i bëri këngëtares propozimin për martesë në qendër të Romës, tek shatërvani Trevi.
"La Joya" i ka dhuruar partneres një unazë të shtrenjtë, foton e ka postuar në Instagram duke shkruar: “Përgjithmonë”. Videoja, megjithatë, u xhirua nga Leandro Paredes, futbollisti argjentinas i Romës, i cili më pas e publikoi në rrjetet sociale.
Data e martesës është ende tepër sekrete, siç është edhe vendndodhja e zgjedhur nga të dy. Shumë komente nën postim, duke përfshirë atë të Alvaro Morata, Chiara Ferragni, Nicolas Tagliafico dhe bashkëlojtarëve të tjerë të Argjentinës.
Gëzim i madh për Dybala, që është gati të rikthehet në fushë. Të dielën, kundër Lecce, ai do të jetë sërish në dispozicion të Mourinhos.