
LUSHNJE- Mungesa e tregut për shitjen e perimeve është një problem masiv për fermerët në Shqipëri. Si çdo vit ndodh që malli që ata prodhojnë të përfundojë në plehra për shkak të mos shitjes.
Një rast i tillë ka ndodhur dhe sivjet në fshatin Mizë dhe Kamenic të Lushnjes. Të gjithë fermerët që prodhojnë tranguj nuk kanë patur mundësi që të shesin prodhimet e tyre. Kjo ka bërë që ata të hedhin tonelata me tranguj në plehra, për shkak se nuk i ble askush.
Fermerët që kanë kultivuar tranguj janë bllokuar dhe nuk ka fare kërkesë për shitje. Po ashtu edhe nga pikat e grumbullimit është ndërprerë mbledhja e prodhimeve të trangullit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





