Transmetuar më 31-10-2023, 23:20

ANGLI- Ish kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson duket se ka qenë mjaft selektiv në lidhje me grupmoshat që prekte Covid 19. Sipas një hetimi që po kryhet aktualisht, Johnson mendonte se të moshuarit duhet të pranonin fatin e pasojave të Covid-it.

Ai u pajtua me disa deputete konservatorë të cilët mendonin se Covid19 ishte mënyra e natyrës për t’u marrë me të moshuarit. Pretendimi vjen nga shënimet e ditarit të ish-këshilltari kryesor shkencor Patrick Vallance. Ndërkohë, ish-këshilltari Dominic Cummings i tha autoriteteve se qeveria nuk kishte plan për të përballuar përhapjen e virusit dhe ishte në kaos të plotë.

Lee Cain, ish-drejtori i komunikimit tha se për Johnson, pandemia ishte kriza e gabuar. Në gusht 2020, Patrick shkroi se Johnson ishte i fiksuar me të moshuarit që të pranonin fatin e tyre dhe i lejonin të rinjtë të vazhdonin jetën dhe ekonominë.

Zëdhënësi i Johnson deri më tani ka refuzuar të komentojë mbi provat e dhëna në seancat e kësaj jave, por thotë se ai po bashkëpunon plotësisht me hetimin. Kujtojmë se në fillim të pandëmisë, Johnson ishte mjaft mosbesues për ekzistencën e virusit që po përhapej shumë shpejt në fillim të vitit 2020, por kur Johnson u prek nga Covid19, ai rrezikoi mjaft jetën e tij.