
KOSOVË- Gjykata e Apelit në Kosovë vendosi pro vendimit të Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tre serbëve, të cilët akuzohen për sulmin në veri tëKosovës në 24 shtator.
Lidhur me këtë vendim mbrojtja e të dyshuarve kishte parashtruar ankesë në shkallë të dytë, por Apeli dje i ka refuzuar këto ankesa dhe ka vërtetuar aktvendimin e themelores. Sipas njoftimit, Gjykata e shkallës së parë e ka arsyetuar drejtë se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit.
Dushan Maksimoviç, Vladimir Toliç dhe Blagoje Spasojeviç janë tre serbët e arrestuar pas sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Tre të arrestuarit dyshohen për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës si dhe për vepra terroriste.