ELBASAN – Dinamo kthehet te fitorja, duke mundur 2-1 Skënderbeun në “Elbasan Arena”. Janë tri pikët e para në stolin e “nëndetëses” të trajnerit Dritan Mehmeti, ndërkohë që korçarët regjistruan ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Superiore.
Sfida nisi mirë për kryeqytetasit, të cilët arritën që të shënonin pa u mbushur 10 minuta lojë me anë të Luis Kaçorrit. Megjithatë korçarë reaguan dhe arritën që të barazonin shifrat në të 18-tën. Merlim shërbeu saktë për Nikajn, i cili arriti që të barazonte rezultatin 1-1.
Në vijim, vendasit ishin më kërkues dhe ia dolën që të shënoi golin e dytë në minutën e 29-të, këtë herë me Lorenco Vilën, i cili me një goditje të bukur mposhti portierin Alia.
Në pjesën e dytë Dinamo ishte më kërkuese, duke iu afruar disa herë golit, por nuk pati ndryshim rezultati. Në fund, 3 pikë të tjera për ‘blutë’, të cilët shkojnë në kuotën e 11 pikëve, duke barazuar së paku për momentin Teutën, ndërkohë që Skënderbeu mbetet me 13 pikë, në vendin e pestë, po aq sa dhe Kukësi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd