Transmetuar më 31-10-2023, 15:16

PARIS- Policia franceze u përball me një ngjarje të rëndë gjatë ditës së sotme në një nga metrot e kryeqytetit.

Sipas raportimeve nga mediat, forcat blu franceze u detyruan të hapnin zjarr ndaj një gruaje që kërcënoi se do të hidhte veten në erë në trenin që shkonte për në Pars.

Kujtojmë që Franca ka qenë në gadishmpërti të shtuar anti- terrori që pas datës 13 tetor si rezultat i alarmeve të shtuara për akte terroriste.

Policia neutralizoi me 1 plumb duke e plagosur rëndë gruan, tha zyra e prokurorit të Parisit, teksa u shtrua në spital për trajtim.

Gjithashtu, zyra e Prokurorit bëri me dije se gruaja do të përballet me akuza të mundshme për kërcënime me vdekje, për mbrojtjen e terrorizmit dhe për sjellje frikësuese drejtuar policisë.

AP raporton se gruaja ishte e veshur me një mantel të gjatë, karakteristikë e veshjeve të besimtarëve myslimanë.

Policia e Parisit njoftoj se oficerët u përgjigjën pasi pasagjerët e trenit raportuan se një grua po kërcënonte me thirrje islamiste sipas Assosiated Press.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd