
Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, është bërë së fundmi pjesë e provave të “Dancing With The Stars”. Ai ishte i pranishëm kur Ina Kollçaku po bënte prova me partnerin e saj në kërcim, Eltioni.
Balerini i njohur tentoi që t’i mësonte fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP” koreografinë apo disa padjeshka, të cilat Luizit iu dukën të vështira.
E për këtë arsye, Ejlli i kërkon Inës që të kërcejnë thjesht një vals dhe këtu ajo i kërkoi që të këndonte këngën e kolonës zanore të “Në Kuadër të Dasurisë”, “Pa ty”.
Duke qeshur, artisti i kthehet: “Harroji 10 pikët edhe nga Olta”.
Pjesë nga biseda gjatë provave:
Luizi: A ka mundësi me kërcyer siç kanë kërcyer nënat tona
Eltioni: Bëj vals
Ina: Po dëgjo, dua “Pa ty”, ma këndo pak “Pa ty” të filmit se ishte shumë këngë e bukur
Luizi: Me të kënduar ty “Pa ty”?
Ina: Po këndoje për publikun
Luizi: Harroji 10 pikë edhe nga Olta, rri urtë
Ina: I kam harruar me kohë
Luizi: Pse janë paketë
Ina: Po po
Luizi: Futi një rrotullim, futi një afrim, një të çuar dhe një të përdredhur si Vis Pupa, mbaroj, kaq ishte.