
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla prezantoi në Komisionin e ‘Shëndetësisë’, ndryshimet në projektligjin “Për barnat dhe lëndët psikotrope”, ku kërkohet që në këtë listë të futet edhe oksidi i azotit dhe disa substancave të tjera.
Me ndryshimet e reja pritet ndalimi me ligj i oksidit të azotit si lëndë psikotrope, një fenomen shqetësues që është përhapur më së shumti tek të rinjtë.
Balla tha se është konfirmuar nga ekspertët si një lëndë që sjell probleme shqetësues për shëndetin, përfshirë edhe ato të natyrës neurologjike.
“Të ulim sa të mundemi numrin e personave që bien në grackën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope si një lëndë e dëmshme për shëndetin atyre që e përdorin dhe shëndetin e shoqërisë sonë. Policia e Shtetit prej momentit të parë kur Kuvendi më ka ngarkuar detyrën si ministër më ka përcjellë shqetësimin e përdorimit nga të rinjtë të disa lëndëve psikotrope nuk përfshiheshin në listën që kemi në dispozicion, ku ndër të vlerësohet si i dëmshëm oksidi i azotit. Konfirmohet nga ekspertë si një lëndë që sjell probleme shqetësues për shëndetin, përfshirë edhe ato të natyrës neurologjike. Policia ka bërë sekuestrimin e bombolave të dyshuara të mbushura me këtë gaz për të shmangur përdorimin e paautorizuar të kësaj lënde për qëllim përfitimi. Kemi përcjellë dy shkresa, propozime për ndryshimet në projektligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope. Është ky shqetësim që kemi, përfshira e azotit dhe disa substanca të tjera, sugjerojmë të përfshihen në listën e lëndëve te ndaluara. Krijohet mundësia e abuzimit, dhe rritjen e rasteve problematike, përfshirë biznese të aksesueshëm nga të rinjtë. Nuk dua që këto lëndë të ndalohet futja e tyre në Shqipëri, por përdorimi i tyre si lëndë psikotrope të ndalohet me ligj”, tha Balla.