
Sipas vlerësimeve të Transfermarkt, ja lista e futbollistëve që luajnë në Itali, me vlerësimet më të larta ekonomike (çmimin e kartonit të tyre). Kjo listë, sikurse duket, është domen i Milanit, Juves, Interit dhe Napolit.
I dhjeti në renditjen speciale? Federico Chiesa i Juventusit. Çmimi? 45 milionë euro.
Federico Dimarco i Interit ka një vlerësim identik me Chiesa prej 45 milionë eurosh.
Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez, ka një vlerësim prej 60 milionë euro.
Alessandro Bastoni i Interit është në të njëjtën “gjatësi vale” me Theo, mbrojtësin me vlerësimin më të lartë në Serie A: 60 milionë euro.
Vlerësimi i sulmuesit serb të Juventusit, Dusan Vlahovic, është 70 milionë euro në tregun aktual të futbollit.
Nicolò Barella është i pesti, çmimi i mesfushorit të Interit vlerësohet në 75 milionë euro.
Kvaratskhelia i Napolit është i katërti në renditjen speciale dhe vlen 85 milionë euro.
I treti në këtë renditje, me vlerë 90 milionë euro është Rafael Leao. Ylli i Milanit pozicionohet në shkallën më të ulët të podiumit.
Në vendin e dytë është Lautaro Martinez i Interit, me vlerë 100 milionë euro.
Victor Osimhen, sulmuesi i Napolit, ka çmimin më të lartë në Serie A: 120 milionë euro.