
Një nga lajmet që ka qarkulluar këto ditë ishte largimi jashtë vendit i ish-Presidentit Ilir Meta.
Disa media aluduan se ai u largua nga frika e arrestimeve nga SPAK.
Por sot Meta ka sqaruar gjithçka.
Meta: Për arsye personale, për disa cështje shëndetësore që i kisha lënë pas dore, po tani jam shumë mirë, nuk jam angazhuar, edhe ju u shqetësuat.
Gjithashtu Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme akuzat e SPAK ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe arrestimit të Jamarbër Malltezit. Meta u shpreh se aktakuza është bërë në kongresin e PS nga Rama dhe e diktuar në çdo element ndaj tij.
Meta tha se shpreh keqardhje për sistemin e drejtësisë, ndërsa për sa i takon hetimit dhe masës ndaj Berishës nga SPAK, është bërë në shkelje të Kushtetutës.
"Lidhur me qëndrimet nga ana e Berishës për hetimet e SPAK, dëshiroj të shpreh keqardhje për këtë rrëshqitje, jo e papritur, të ashtëquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon Parlamentin. Aktakuza është bërë në kongresin e PS nga Rama dhe e diktuar në çdo element ndaj tij, i cili për ish-klubin sportiv është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit”, tha Meta.