Transmetuar më 31-10-2023, 11:00

RINAS- Gjatë kontrolleve rutinë të zhvilluara nga policia e kufirit vendas dy shtetas kinezë kanë rënë në pranga pasi dyshohet se tentuan të kalonin kufirin me pasaporta false.

Sipas njoftimit të forcave blu në Rians u arrestuan në flagrancë 2 shtetas kinezë që paraqitën në dalje, pasaporta false të Koresë së Jugut gjithashtu atyre iu sekuestruan 2 pasaportat kineze si dhe dy fallco.

“Si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë të falsifikuar. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë arrestuar në flagrancë shtetasit kinezë: I.Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, secili nga këta shtetas ka paraqitur pasaportë të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. 4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia e kufirit .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd