Transmetuar më 31-10-2023, 08:46

Është votuar në orët e para të mëngjesit të sotëm qeveria e re e Malit të Zi e kryesuar nga Milojko Spajiç.

Qeveria e tij ka marrë 46 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.

Gjatë votimit nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS.

DPS dhe SD thanë se qeveria e 44-të është kundër Malit të Zi, anti-evropiane dhe pro-ruse.

Ata thonë gjithashtu se nuk do të zgjasë shumë sepse siç thonë ata është ndërtuar mbi themele të gabuara.

Debati në Kuvend u karakterizua nga polemika të mprehta mes Spajic dhe ish-kryeministrit dhe kreut të GP të URA-s, Dritan Abazovic.

Përbërja e Qeverisë së 44-të :

Zëvendëskryeministri për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropë dhe Punë të Jashtme – Aleksa Beçiç, MSc

Zëvendëskryeministri për sistemin politik, gjyqësorin dhe kundër korrupsionit – Momo Koprivica, MSc

Zëvendëskryeministri për Punë, Arsim, Shëndetësi dhe Çështje Sociale – Dr. Srđan Pavićević

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Nik Gjeloshaj

Zëvendëskryeministri për Demografinë dhe Rininë dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë – Dragoslav Šćekić

Ministri i Punëve të Jashtme – Dr. Filip Ivanoviç

Ministri i Transportit dhe Punëve Detare – Filip Raduloviç

Ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore – Janko Odoviç

Ministrja e Çështjeve Evropiane – Maida Gorçeviç

Ministri i Financave – Novica Vukoviç

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit – prof. Dr.Angjela Jakshiç Stojanoviç

Ministri i Drejtësisë – Andrej Miloviç

Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Naida Nishiç

Ministri i Shëndetësisë – Dr. Vojislav Šimun

Ministri i Energjisë dhe Minierave – prof. Dr.Sasha Mujoviç

Ministri i Punëve të Brendshme – Danilo Sharanoviç

Ministri i Mbrojtjes – Dragan Krapoviç

Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut – Vladimir Martinovic

Ministre e Kulturës dhe Mediave – Tamara Vujoviç

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave – Vladimir Jokoviç

Ministri i Administratës Publike – Maraš Dukaj

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve – Fatmir Đeka

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd