Transmetuar më 31-10-2023, 08:14

TIRANË- Kongresi i Partisë Socialiste që to të mbahej më 4 nëntor, është shtyrë nga socialistët ditën e sotme.

Mësohet se gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mbledhja e Kongresit të shtyhej për në dhjetor.

Po ashtu, Rama ka kërkuar nga deputetët që të gjithë fokusin ta mbajnë të projektbuxheti i vitit 2024, si dhe te ndryshimet që iu bë buxhetit këtë vit.

Rama u ka dhënë porosi socialistëve edhe për vendimin bllokues që ka ndërmarrë opozita në Parlament, duke u kërkuar atyre që të jenë unifikuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd