Transmetuar më 30-10-2023, 18:38

Ka degraduar në dhunë fizike situata e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga pamjet shihet se si dy deputetët, Bledjon Nallbati dhe Vullnet Sina konfrontohen mes tyre.
Garda ka ndërhyrë menjëherë duke neuralizuar situatën, ndërkohë që seanca është ndërprerë me 5 minuta nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Kujtojmë se kjo seancë mbahet ditën e sotme pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale të seancës, e cila u shty.
Deri më tani senaca është ndërprerë disa herë, teksa situata vijon të jetë shumë e tensionuar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





