Transmetuar më 30-10-2023, 13:59

TIRANË- Mazhoranca anulon vendimin e përjashtimit të 23 deputetëve të opozitës.

Pasditen e sotme do të zhvillohet seanca plenare e radhës, ku pritet të jetë e shoqëruar me debate dhe diskutime, pasi sot në Kuvend do të jenë edhe 23 deputetët e përjashtuar më 19 tetor.

Nërkohë është zbardhur edhe shkresa për Gardën e Republikës, firmosur ditën e sotme nga sekretaria e Kuvendit, i komunikohet Gardës që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët, duke nënkuptuar kështu edhe 23 ligjvënësit e përjashtuar.

Kujtojmë që 10 ditë më parë, salla e Kuvendit, u shndërrua në arenën e protestës politike të opozitës, ku deputetët demokratë bllokuan vendet ku ulen ministrat dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, me qëllim pengimin e zhvillimit normal të seancën plenare.

Në ato kushte, drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj që drejtonte seancën plenare, vendosi shtyrjen. Ndërkohë mazhoranca zyrtarisht depozitoi kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi të 23 deputetëve opozitarë. Vendimi u mor po atë ditë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd