
Xhud Bellingam ka shijuar një fillim përrallor të karrierës së tij në Real Madrid, teksa 20-vjeçari konfirmoi statusin e tij si një nga yjet më të ndritur të futbollit me një paraqitje mbreslënëse gjatë fitores në El Clasico të shtunën, pasi klubi i tij mposhti Barcelonën 2-1.
Me një predh të lëshuar nga një largësi e konsiderueshme, Bellingam shënoi të parin në minutën e 68.
Anglezi shënoi sërish në minutën 92 pas një pasimi nga Modriç për të ngritur në këmb tifozerinë e Real Madrid të cilën ishin miq në stadium. Paraqitje mjaft të shkëlqyera me 13 gola në 13 ndeshje për Real Madridin këtë sezon, 10 prej të cilëve në La Liga e bëjnë atë golashënuesin më të mirë të ligës.
“Ai mund të shënonte lehtësisht 20 ose 25 gola”, tha trajneri Carlo Ancelotti për faqen e Realit më pas. “Ne nuk e mendojmë atë si sulmues, por ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.”
Kur Bellingam nënshkroi me Real Madridin në qershor për 103 milionë euro (110.4 milionë dollarë), plus tarifa shtesë, pritshmëritë ishin të larta për mesfushorin e ri sulmues.
Por ai deri më tani ka tejkaluar edhe pritshmëritë më të larta, duke u shndërruar në një nga golashënuesit më pjellorë të Evropës.
Transformimi i Bellingam si një nga mesfushor më të mirë në botë të momentit, i ka rritur shumë kuotat e 20-vjeçarit anglez.
Djaloshi është ende larg nuhatjes së çmimit kryesor, por ai është gjithashtu i nominuar për Trofeun “Kopa”, që i jepet lojtarit më të mirë në botë U-21.
Asnjë anglez nuk e ka fituar më parë trofeun dhe ai mund ta bëjë atë të tijin.