
Bayern Munich nuk ka rivalë në Bundesliga, ka grumbulluar 11 tituj radhazi, por nuk njeh humbje as në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Fitorja ndaj Galatasaray (1-3) ishte "buka jonë e përditshme" për lojtarët e Thomas Tuchel.
Titulli i kampionit të Evropës iu ka shpëtuar që nga viti 2020, bavarezët janë eliminuar në çerekfinale të Champions League në tri edicionet e fundit, por në fazën e grupeve nuk ka rival që mund t’i sfidojë.
Me fitoren ndaj "Galata", tani bavarezët kanë 16 fitore radhazi, një rekord historik. Kjo seri pamposhtmërie nisi që kur barazuan me Atlético Madridin (1-1) më 1 dhjetor 2020. Lista e rekordeve të Bayernit është shumë më e gjatë; 37 ndeshje pa humbur në fazën e grupeve.
Duhet të kthehemi më 27 shtator 2017, kundër PSG (3-0), për të gjetur humbjen e fundit të kampionëve të shumëfishtë gjermanë. Nga ajo disfatë, tashmë kanë kaluar më shumë se 6 vite. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Real Madridi, i cili kaloi 30 ndeshje pa humbur midis viteve 2012 dhe 2017.
Bayerni festoi një rekord të ri me suksesin në Stamboll: 8 fitore radhazi në fazën e grupeve. 7 fitoret radhazi të Juventusit (2019-2021) tani janë lënë pas.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





