
Topi i Artë, një nga çmimet më prestigjioze në botën e futbollit, do të jepet sot në Theatre du Chatelet në Paris, një ngjarje që mbledh dashamirët e sportit nga e gjithë bota dhe tërheq vëmendjen e miliona njerëzve e tifozëve për të gjetur futbollistin më të mirë në botë.
Së fundmi të gjitha bastet janë me një emër: Lionel Messi.
Në kategorinë e meshkujve, legjenda argjentinase është një nga favoritët e mëdhenj për të fituar çmimin. Messi, i cili tashmë ka fituar Topin e Artë shtatë herë, pati një paraqitje të jashtëzakonshme në sezonin 2022-23, veçanërisht me kombëtaren e vendit të tij.
Shkathtësia, vizioni dhe aftësia e tij për gola e kanë theksuar edhe një herë atë si një nga lojtarët më të mirë në botë dhe pritshmëritë janë të mëdha për të parë nëse Messi mund të shtojë një tjetër Top të Artë në koleksionin e tij mbresëlënës.
Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më intriguese është se inteligjenca artificiale tashmë ka të preferuarin e saj në kategorinë e meshkujve.
Algoritmet dhe modelet e inteligjencës artificiale kanë analizuar të dhënat, statistikat dhe performancën e lojtarëve dhe shumë prej tyre pajtohen se Messi është kandidati kryesor për të fituar çmimin.
Dhjetorin e kaluar Messi preku një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij duke fituar Kupën e Botës në Katar. Dukej se ishte shansi i fundit për yllin argjentinas për ta arritur atë dhe ai mundi të fitonte titullin, i vetmi që mungonte në listën e tij mbresëlënëse të nderimeve.
Ky sukses e bën atë favorit për Topin e Artë, pavarësisht se muajt e tij të fundit me PSG-në nuk ishin më të mirët, para largimit të tij në Inter Miami.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





