Transmetuar më 29-10-2023, 20:48

Pas viçit me dy koka në Peqin, gjelit që bëri vezë në Librazhd dhe anomalive të shumta gjenetike që janë hasur ndër vite në Elbasan, tashmë edhe gjarpëri me dy koka.
Një qytetar ka filmuar një gjarpër krejt të veçantë duke u zvarritur diku në rrugët e këtij qyteti.
Video është hedhur në rrjetet soociale dhe ka ngjallur mjaft diskutime.
Në fakt ky lloj gjarpëri nuk ekziston në Shqipëri. Njihen gjarpërinjtë me dy koka, por kjo specie nuk jeton në vendin tonë.
Ende nuk dihen nëse ky rast është mutacion gjenetik, apo vërtet një specie e gjarpërit me dy koka. Burimi Oranews