Transmetuar më 28-10-2023, 20:21

Në "Allianz Arena", Bayern Munich shpartalloi 8-0 Darmstadin e Klaus Gjasulës.
Mesfushori i Kombëtares nuk shkoi më shumë se minuta e 21 në fushë, duke dalë me karton të kuq, pas Kimmich te Bayern (minuta 4). Në pjesën e parë miqtë u ndëshkuan me dy kartona të kuq, megjithëse ia dolën të mos pësonin.
"Festivali" i golave te Bayern Munich filloi në minutën e 51 nga Harry Kane (51′, 69′, 88′) dhe më pas Sane (56′, 64′), Musiala (60′, 76′) si edhe Muller në të 71 minutë.
Për t’u evidentuar goli i pestë i ndeshjes, me Kane që shënoi nga mesi i fushës. Me një ndeshje më shumë,
Bayern Munich ngjitet në krye të Bundesligës me 23 pikë, një më pak se Leverkusen që luan nesër.
Darmstadt me shtatë pikë mban vendin e 14-të.