Transmetuar më 28-10-2023, 18:54

Panik në shkallët e stadiumit të Korçës.
Për disa minuta bdeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias u ndërpre. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e një tifozi në tribunën C.
Një tifoz, duke ndjekur ndeshjen, është rrëzuar nga shkallët e stadiumit duke humbur ndjenjat.
Situata ka alarmuar tifozët aty pranë që kanë kërkuar ndihmë.
Mjekët e dy skuadrave kanë shkuar dhe kanë dhënë ndihmën e parë.
Më pas tifozi u largua me autoambulancë për në spital.
Mësohet se gjendja shëndetësore e tij është normalizuar.