Transmetuar më 28-10-2023, 18:21

Ndeshja e vlefshme për Kategorinë e Dytë në futbollin shqiptar mes Shënkollit dhe Sopotit, e zhvilluar në Lezhë është shënjuar nga një incident i shëmtuar.

Arbitri i ndeshjes Abdurrahman Kadria është dhunuar nga një prej lojtarëve të Shënkollit në minutën e 85-të të sfidës.

Menjëherë takimi u ndërpre për të mos vazhduar më dhe kryesori i ndeshjes është dërguar në spital ku është nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij konflikti në mes të lojës kur rezultati ishte në barazim 1-1.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd