Transmetuar më 28-10-2023, 13:15

Dani Alves ndodhet në burg, në Barcelonë, që nga janari i kaluar. Mbrojtësi veteran brazilian, që ka luajtur me 5 herë kampionët e botës, por dhe skuadra të tilla si Barcelona, Juventusi, PSG etj, akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze të re në një lokal nate të Barcelonës, 31 dhjetorin e kaluar. Mirëpo orët e fundit në profilin e tij në Instagram ka dalë një mesazh i çuditshëm.
Fraza e mëposhtme u shfaq në profilin e tij, të papërdorur për asnjë postim prej 9 muajsh: "Sido që të jeni, unë do të jem gjithmonë me ju". Nuk është ende e qartë nëse mesazhi është shkruar drejtpërdrejt nga Dani Alves, i cili në një farë mënyre ka pasur një celular në burg, apo nëse është shkruar nga ndonjë anëtar i familjes së tij.