Transmetuar më 27-10-2023, 21:40

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas takimeve në Bruksel. Vuçiç është shprehur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë takimit në Bruksel me liderë të Francës, Gjermanisë, Italisë si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së dhe SHBA-së, ka “manipuluar situatën”.

Presidenti serb deklaroi se Kurti ka ofruar idenë për të firmosur të tri dokumentet, dhe sipas tij e ka bërë këtë meqë e ka ditur që Serbia nuk do të pranonte.

“Kurti bëri një truk të mirë, por jetëshkurtër dje. E ka provuar më parë, por dje ishte hera e fundit që e nxori, sepse nuk mendoj se mund të kalojë më. I pari ishte një takim me krerët e BE-së dhe më pas me Borell dhe Lajçak. I ka paraqitur idenë, të firmosim të tre dokumentet. Bëhet fjalë për marrëveshjen e dytë, Bruksel, Ohër. E pranoi sepse e dinte që Serbia nuk do ta pranonte”, ka thënë Vuçiç.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit