Transmetuar më 27-10-2023, 07:10

Çmimi i SDG Business Pioneer Albania 2023- Nderimi i Liderëve të Qëndrueshëm në Shqipëri

Në Ditën e Kombeve të Bashkuara, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpalli edicionin e parë të Çmimit SDG Business Pioneers Albania 2023, në një mbrëmje elegante gala.

Në këtë iniciativë morën pjesë 62 biznese veprimtaria e të cilave, u vlerësua nga një juri ndërkombëtare e specializuar në fushën e SDG-ve.

Një konkurs i cili erdhi në javën e SDG-ve të zhvilluar në Shqipëri, mbajti të mbërthyer për 3 muaj me emocion kompanitë konkurruese.

Credins Bank, u kurorëzua për punën e suksesshme me çmim të parë, në kategorinë biznes i madh duke qënë e para bankë që vlerësohet maksimalisht për përkushtimin e treguar në këto 20 vite.

Atë çka edhe e diferencoi Credins bank nga të gjithë konkurentët e tjerë, ishin ndër të tjera: nisma e food-bank, ndërtimi i të vetmes platformë online Crowdfunding në Shqipëri Smile.al, dhe mbështetja e fuqishme dhe e vazhdueshme e rinisë me produkte, shërbime apo edhe trajnime, intershipe, aktivitete kulturore-sociale etj.

Çmimi special, i një rëndësie kaq të madhe në Shqipëri, iu dorëzua z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank, nga Petra Burcher, drejtoreshë e korporatës për zhvillim në ambasadën e Suedisë, Tiranë.

Të pranishëm në evenimentin e rëndësishëm të organizuar nga UNDP-ja, ishin përfaqësuesit më të lartë të institucioneve private, publike, shoqërisë civile si dhe përfaqësues të ndryshëm të trupit diplomatik etj.

Kjo nismë e cila zhvillohet për herë të parë, u krijua për të  vlerësuar kompanitë e biznesit në Shqipëri, të cilat përmes punës së tyre kanë patur një ndikimi mjaft pozitiv përmes angazhimit për qëndrueshmërinë dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Çmimi SDG Business Pioneers Albania është një njohje që u jepet kompanive që vazhdimisht ndikojnë në ndryshime pozitive përmes ofertave të produkteve të tyre, praktikave operacionale dhe strategjive të përgjithshme të biznesit.

“Është e rëndësishme për ne që të përshpejtojmë veprimet mbi objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Kontributi i komunitetit të biznesit si pjesëtarë të sektorit privat është i rëndësishëm në këtë aspekt”.- citoi ndër të tjera, znj. Fiona McCluney, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë.

Credins Bank, u vlerësua me këtë çmim si rezultat i filozofisë së drejtuesve dhe aksionerëve të bankës, të cilët kanë ditur gjithmonë ta vendosin fokusin në elementë kyç si: performanca financiare, me ndikim në rritjen e ekonomisë së vendit, rritjen e mirëqënies të klienteve të saj, nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve duke i ndërthurur dhe integruar me platforma risi në inovacion dhe teknologji.

Si anëtare edhe e UN Global Compact dhe UN Women, Credins Bank është tashmë një nga korporatat lider për përgjegjësinë sociale, e cila e ka nisur këtë rrugëtim me dëshirën dhe ambicien e vetme për të vazhduar edhe tej suksesshëm misionin e ndërmarrë, që është për t’i shërbyer gjithmonë komunitetit dhe orientuar atë drejt standardeve evropiane.

/noa.al