Transmetuar më 27-10-2023, 14:34

Nje fabrikë mobilerie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm – Çlirim në Fier.
Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera.
4 mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve por e kanë shumë të vështire pasi ne magazina ndodhen materiale lehtesisht te djegshme.
Nderkohë rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerrin prej ambienteve të papërfshira nga flaket bazën materiale.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re tymi te zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.