
Erling Haaland i është rikthyer golit. Pas një pushimi në Champions League, në të cilën kaloi pesë ndeshje radhazi pa e gjetur rrugën e rrjetës, norvegjezi ka shënuar sërish, madje dy herë në fushën e Young Boys. Kjo dopietë e bën atë të kalojë Puskas dhe t’i bashkohet listës së 20 golashënuesve më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, me 37 gola që kur debutoi me RB Salzburg, në sezonin 2019-2020.
Në moshën 23-vjeçare, Haaland është më i riu në këtë renditje, ku Mbappé, Salah, Muller dhe Lewandowski figurojnë katër lojtarët e tjerë aktivë, që janë ende në elitën europiane, megjithëse egjiptiani i Liverpool-it nuk do të jetë në gjendje të rrisë numrin e golave të tij në Champions, sepse këtë sezon luan në Ligën e Europës.
Dy vite më i ri (Mbappé do të mbushë 25 vjeç në dhjetor), Haaland duket i vendosur të kalojë francezin në këtë klasifikim. Megjithatë, Kylian nuk do ta bëjë të lehtë për të. Ylli i PSG-së shënoi një gol gjatë vizitës së Milanit në "Parc des Princes" dhe ka 42 gola në 64 ndeshje, ndërsa norvegjezi ka 37 gola në 33 ndeshje, një mesatare prej më shumë se një gol për ndeshje.
Pas fitores kundër Young Boys, në të cilën Haaland shënoi dopietë, Pep Guardiola mbrojti sulmuesin e tij: “Njerëzit presin që ai të shënojë katër gola në çdo ndeshje, njerëzit duan që ai të dështojë, por më vjen keq, do të vazhdojë të shënojë të gjithë jetën e tij”.
Ja top-20 golashënuesit më të mirë të Champions League
Cristiano Ronaldo: 140 gola në 183 ndeshje (0.76 gola për ndeshje)
Leo Messi: 129 gola në 163 ndeshje (0.79 gola për ndeshje)
Robert Lewandowski: 92 gola në 113 ndeshje (0.81 gola për ndeshje)
Karim Benzema: 90 gola në 152 ndeshje (0.59 gola për ndeshje)
Raul: 71 gola në 142 ndeshje (0.5 gola për ndeshje)
Ruud Van Nistelrooy: 56 gola në 73 ndeshje (0.76 gola për ndeshje)
Thomas Muller: 53 gola në 144 ndeshje (0.36 gola për ndeshje)
Thierry Henry: 50 gola në 112 ndeshje (0.44 gola për ndeshje)
Alfredo di Stéfano: 49 gola në 58 ndeshje (0.84 gola për ndeshje)
Zlatan Ibrahimovic: 48 gola në 124 ndeshje (0.38 gola për ndeshje)
Andriy Shevchenko: 48 gola në 100 ndeshje (0.48 gola për ndeshje)
Filippo Inzaghi: 46 gola në 81 ndeshje (0.56 gola për ndeshje)
Eusébio: 46 gola në 65 ndeshje (0.7 gola për ndeshje)
Mohamed Salah: 44 gola në 79 ndeshje (0.58 gola për ndeshje)
Didier Drogba: 44 gola në 92 ndeshje (0.47 gola për ndeshje)
Neymar: 43 gola në 81 ndeshje (0.53 gola për ndeshje)
Kylian Mbappé: 42 gola në 64 ndeshje (0.65 gola për ndeshje)
Alessandro Del Piero: 42 gola në 89 ndeshje (0.47 gola për ndeshje)
Sergio Agüero: 41 gola në 79 ndeshje (0.51 gola për ndeshje)
Erling Haaland: 37 gola në 33 ndeshje (1.12 gola për ndeshje)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





