Transmetuar më 27-10-2023, 11:13

Në një intervistë dhënë për "Novella 2000", Fabio Cannavaro zbuloi disa kuriozitete për jetën e tij private, por edhe prapaskenat e fillimeve të tij në botën e futbollit. "Sekreti i dashurisë me Daniela?

Inteligjenca është çelësi i marrëdhënies sonë, e gjitha qëndron në konsiderimin e familjes si gjënë më të rëndësishme. Më pas ka shumë durim nga ana e të dyve. Unë mendoj se formula magjike nuk ekzistojnë”, – tha ish-mbrojtësi.

Më tej ai zbuloi njohjen me gruan: "U takuam jashtë stadiumit të Napolit, në lagjen Fuorigrotta. Kanë kaluar shumë vite, por fatmirësisht ende shkojmë mirë. Si e fitova atë? Pa strategji, ishte një shkëndijë që shpërtheu mes nesh të dyve. Ishte një moment i veçantë, kujtimi i vetëm është kur ajo më pa për herë të parë”.

Fabio Cannavaro dhe Daniela Arenoso u fejuan kur sportisti, vetëm 23 vjeç, ishte futbollist i ri i destinuar për një karrierë yjore. Një çift solid, besnik për më shumë se 30 vite. Të dy janë me origjinë napolitane dhe nuk janë ndarë kurrë.

Pas gjashtë vitesh fejesë ata vendosën të martoheshin më 17 qershor 1996, në kishën e Sant’Antonio në Posillipo. Çifti ka tre fëmijë: Christian (1999), Martina (2001), Andrea (2004).

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd