Transmetuar më 27-10-2023, 11:10

DROPULL-Kryeministri Edi Rama gjatë përurimit të bustit të ish-kryemnistrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Dropull është shprehur se do donte të ishte dhe i biri i tij i pranishëm. Rama vlerësoi figurën e ish-kryeministrit grek si një poliglot që nuk ndahej nga librat dhe si një zë i fortë i demokracisë greke.

Nga ana tjetër Rama falenderoi zyrtarët grekë, të pranishëm në përurim, duke thënë se i vjen mirë që midis tyre ka ardhur një deputet i thinjur i Greqisë. Më pas ai vijoi fjalimin e tij duke folur mbi jetën dhe kontributin e dhënë të Kyriakos Mitsotakis, profilit të lartë grekë që i kushtohet busti i përuruar sot në Dropull.

“Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase. Kjo ushqen dhe lidhjen e pandashme mes dy vendeve tona, që e shkuara i ka përzierë aq shumë, saqë po mos t’i dallojë gjuha, asgjë s’i bën të pandashme. Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këtu bashkë me mua është një deputet, tashmë i thinjur.”, tha Rama.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd