
Georgina Rodriguez, shumë seksi për një stadium arab. Partnerja e Cristiano Ronaldos ishte në stadium për të parë fitoren e Al Nassr, por pamja e saj që ishte shumë e tepruar për botën arabe, ndaj nuk kaloi pa u vënë re.
Skuadra e Cristiano Ronaldos mundi 4-3 Al Duhail SC me një dygolësh të kampionit portugez, që dëshmon ndeshje pas ndeshje sa "shkatërrues" është për futbollin e Arabisë Saudite. Në tribuna ishte edhe Georgina, duke brohoritur me fëmijët e saj Alana Martina, 5 vjeçe, Bella Esmeralda, 18 muajshe, Cristiano Jr. 13 vjeç dhe binjakët Mateo e Eva, 6 vjeç.
Në fund të ndeshjes Georgina ka festuar duke postuar disa foto me mbishkrimin "Ne fituam! Jemi një familje". Duke parë fotot që ajo publikoi, dukej qartë se stadiumi ishte krejtësisht i shkretë (bosh). Duke pasur parasysh pamjen e saj provokuese, Georgina duhej të priste që të gjithë të largoheshin nga stadiumi, para se të bënte "shkrepjet" e saj.
Në fakt, Georgina u shfaq në stadiumin e Riadit e veshur me fanellën e Al Nassr, me numrin 7 të Ronaldos, por edhe me një palë xhinse shumë të ngushta, që i lanë shumë pak vend imagjinatës. Me këtë rast kishte veshur çizme të zeza me lëkurë krokodili.
Një vështrim i rëndësishëm dhe kërkues për spektatorët arabë, ndaj për të shmangur problemet, Georgia Rodriguez u fotografua para fillimit të ndeshjes, para se tifozët të hynin në stadium. Sapo tribunat nisën të mbusheshin, ajo u tërhoq në vendin e prenotuar, iu bashkua fëmijëve me të cilët ndoqi ndeshjen dhe festoi fitoren “familjare”.
Që nga zbarkimi i tyre në Arabinë Saudite, Georginës dhe Ronaldos iu është dashur të merren me kulturën e kombit pritës. Arabët e pritën triumfalisht CR7, duke e konsideruar atë një nga mjetet e nevojshme për t’u imponuar në botën e futbollit.
Ata duhej të pranonin faktin që ai dhe Georgina Rodriguez nuk janë të martuar dhe në të njëjtën kohë jetojnë nën të njëjtën çati, cka e ndalon ligji në vend. Çifti është përshtatur dhe mësuar të jetojë në metropolin me mbi 8 milionë banorë dhe që gjithnjë e më shumë ka një aromë ndërkombëtare.