Transmetuar më 27-10-2023, 09:07

Data dhe ora janë rrethuar me të kuqe. Inter-Roma do të luhet të dielën e 29 tetorit në orën 18:00, që do të thotë rikthimi i parë i Romelu Lukakut në :San Siro", si kundërshtar, pas "tradhtisë" së tij verore. "Curva Nord" ka njoftuar tashmë praninë e 30.000 bilbilave që do të shërbejnë si një mirëseardhje e veçantë për ndërkombëtarin belg dhe përgatitjet janë duke ecur mirë.

Ekziston një siguri për momentin, do të jetë një ditë shumë e zhurmshme në "San Siro". Pika e fillimit është e qartë, sipas tifozëve të Interit. Fishkëllimat do të shpërndahen para ndeshjes, me "udhëzimin" për t’i përdorur ato ekskluzivisht kur sulmuesi belg prek topin.

Çdo ndalesë, kontroll, pasim apo gjuajtje e Lukakut do të bëjë që të kumbojnë veshët. Por a mund të përdoren 30 mijë fishkëllima gjatë një ndeshje të Serie A? Për sa iu përket rregulloreve, nuk është objekt i ndaluar brenda objektit sportiv.

Për këtë arsye, kontrollet e tifozëve në portat e hyrjes së "San Siro" nuk do t’i sekuestrojë bilbilat. Megjithatë, gjyqtari mund ta konsiderojë tingullin e fishkëllimave si tepër shqetësues, qoftë edhe vetëm për të shmangur krijimin e konfuzionit me atë të arbitrit, gjë që është thelbësore për zhvillimin e ndeshjes.

Prandaj ka të ngjarë që tifozët e "San Siro" të dëgjojnë disa mesazhe paralajmëruese gjatë lojës për të shmangur që ndeshja të jetë "e pamundur". Nuk është hera e parë që tifozëritë e organizuara zgjedhin përdorimin e fishkëllimave (bilbilave) si mjet proteste.

Për shembull, ndeshja Roma-Bologna në vitin 1998. Në atë rast objektivi ishte pikërisht trupa e arbitrave.  Megjithatë, policia arriti ta sekuestronte një pjesë të mirë të bilbilave para ndeshjes, duke minimizuar efektin e tyre. "San Siro" përjetoi të njëjtën skenë në vitin 2007, me Ronaldon që luante me fanellën e Milanit, gjatë derbit.

Zikaltrit fituan, por braziliani shënoi, duke festuar me duart te veshët e tij. Kohët e fundit, në Kupën e Italisë, ishte Fiorentina ajo që mirëpriti Dusan Vlahovic me 10.000 bilbila. I njëjti "modus operandi" pritet për Lukakun në "San Siro" të dielën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd