
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimi midis kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë në Bruksel. Rama me anë të një postimi në rrjete sociale përgëzoi Kurtin për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në reagimin e tij Rama thekson se Kurti dhe Vuçiç, duhet të demonstrojnë lidership për të zbatuar Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.
Rama: E përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes debllokuese të ASM-së përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme. Ky është me të vërtetë një moment historik i rëndësishëm. Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët tanë perëndimorë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme. Rajoni ynë meriton paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët, më të mirë, në vend të konflikteve, lojërave të fajësimit dhe pengesave që na dëmtojnë të gjithëve.
I commend the Prime Minister of Kosova for accepting the EU proposal to advance firmly towards a deblocking solution on ASM through self-management instruments as a framework for upcoming negotiations. This is indeed an important milestone. The leaders of Kosovo and Serbia should…
— Edi Rama (@ediramaal) October 26, 2023
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd