Transmetuar më 26-10-2023, 19:23

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar raportohet se ka kërcënuar mjekun e spitalit “G. Gennimatas” të Selanikut. Mediat e huaja shkruajnë se situata u agravua në momentin kur mjeku 45-vjeçar e informoi pacientin se takimi i disponueshëm është për vitin e ardhshëm.

Pacienti shqiptar 31-vjeç shkoi për të “rezervuar” një takim përpara operacionit, por kur u njoftua se ndërhyrja e tij do të kryhej vitin e ardhshëm, këcënoi me jetë mjekun dhe fëmijët e tij.

Në këto rrethana, mjeku ka kontaktuar policinë dhe burri me origjinë shqiptare është arrestuar. Ndaj tij është ngritur procedim penal për kanosje. Raportohet se bëhej fjalë për një operacion ortopedik, pas një ndërhyrje kirurgjikale të mëparshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd