
Teksa ndodhet në një moment mjaft të mirë, objektivat e Interit aktualisht janë që të mbajë në ekip yjet e saj përkundrejt ofertave që mund të vijnë nga klubet e tjera europiane.
Stafi zikaltër po mundohet që të sigurohet që lojtarët aktual të jenë pjesë e skuadrës edhe për të ardhmen.
Sipas asaj që shkruan La Gazzetta dello Sport, rinovimi me kapitenin Lautaro Martinez është një formalitet pasi palët kanë gjetur akordin për një kontratë të re deri në 2028, aktualja përfundon në 2026.
Me kontratën e re është parashikuar edhe një rritje e ndjeshme e pagës, për momentin përfiton 6 milionë euro, por pasi të hedh firmën, “Demi” zikaltër do të shndërrohet në lojtarin më të paguar në Serie A.
Jo vetëm Martinez, por Inter po planifikon të rinovojë kontratën edhe me disa titullarë të tjerë si Mkhitaryan, Federico Dimarco dhe Dumfries. Mesfushorit armen i është ofruar një kontratë e re dy vjeçare, aktualja përfundon në 2024. Dimarco pritet të firmos një kontratë deri në 2028 nga ku do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





