Transmetuar më 26-10-2023, 10:54

Kompania multinacionale e telekomunikacionit, Motorola ka zbulua një risi në teknologji, “telefonin byrzylyk”.

Koncepti i ekranit adaptiv të telefonit inteligjent të Motorola-s mund të paloset në mënyra të shumta për të qëndruar si një telefon i zakonshëm apo edhe ta vendosur në kyçin tuaj si një byzylyk.

Edhe pse nuk është telefoni i parë i përkulshëm Motorola shfaqi një tjetër të tillë në vitin 2016. Kompania amerikane tregoi konceptin e saj të ri për një telefon inteligjent që mund ta mbani si byzylyk në kyçin tuaj në ngjarjen vjetore Lenovo Tech Ëorld të mbajtur këtë javë.

Me një program Androi telefoni ka një ekran 6.9 në gjendjen e tij normale ndërsa i palosur, telefoni përdor "një formë më kompakte të Android të plotë" në një ekran 4.6 inç.

Kujtojmë që Lenovo, e cila zotëron Motorola-n, kishte një koncept tjetër në vitin 2016 për një telefon që mund vendoset rreth kyçit të dorës e prezantuar në Tech World në 2016. Gjithashtu atë vit, një startup kinez i quajtur Moxi Group tha se po punonte në një telefon që mund të lidhej plotësisht rreth kyçit të dorës. si byzylyk. Deri më sot, asnjëra prej tyre nuk ka dalë në treg.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd