Transmetuar më 25-10-2023, 19:48

Në një postim në FaceBook, ka reaguar për herë të parë djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha në lidhje me çështjen e bujshme të privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Shkëlzen Berisha shkruan në rrjetin social, në lidhje me avokatin e caktuar nga GJKKO ditën e sotme Artan Simoni, pas “largimit” të dy avokatëve të liderit të PD nga salla me arsyetimin se u janë rrëzuar shumë kërkesa.

Në reagimin e tij, Shkëlzen Berisha, ka shpërndarë statusin e avokatit Simoni, i cili dy ditë më parë fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”.

“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli Kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”-shkruan Shkëlzen Berisha, ndërkohë që shkrimit i ka bashkëngjitur statusin e avokatit: “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”-ishte statusi i Artan Simonit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd