Transmetuar më 25-10-2023, 14:29

Në vijim të një sezoni të shkëlqyer deri tani për fanellën e Real Madrid, Jude Bellingam shënoi sërish në ndeshjen e djeshme kundër Bragës në fitoren e ngushtë në Ligën e Kampionëve.

Pas golit të Rodrygo-s në pjesën e parë, Bellingham gjeti këndin anësor me një goditje brilante në minutën e 61-të ku rrjeta ndali topin.

Mesfushori anglez, vetëm 20 vjeç, tani ka 12 gola në 15 ndeshje për klubin dhe kombëtaren këtë sezon.

Gjithashtu edhe ylli madrilen Vinicius Junior shënoi afër fundit të ndeshjes por goli i tij u anulua nga VAR si pozicion jashtë loje.

Rezultati do të thotë se 14 herë fituesit e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë për klube, mbeten si kokë-grupi me nëntë pikë perfekte nga tre ndeshjet e tyre të para, ndërsa Braga është e treta me tre pikë.

Skuadra e Carlo Ancelottit është tre pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, i cili mundi Union Berlinin 1-0 të martën.

Edhe një herë, 20-vjeçari Bellingham dëshmoi se ishte diferenca për Real Madridin edhe pse jo një sulmues i mirëfilltë.

Ish-mesfushori i Birmingham City, i cili iu bashkua Los Blancos nga Borussia Dortmund këtë verë, ishte pjesë përbërëse e sulmeve të skuadrës spanjolle të La Ligës.

Bellingam numëron 11 gola në 12 paraqitjet e tij me Real Madrid në Ligën e Kampionëve dhe kampionatin spanjoll me paraqitje të jashtëzakonshme, shpesh duke i dhënë 3 pikët ekipit spanjoll me gola në minutat e fundit.

Anglezi Bellingam numëron gjithashtu 3 asiste të dhuruara shokëve të tij të skuadrës për 1036 minuta të luajtura.

I renditur nga Transfermarkt si një nga 3 lojtarët më të shtrenjtë aktualisht, Bellingam ka një vlerë tregu prej 150 mln eurosh. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd